Majlinda Bregu, deputetja e lënë jashtë listës se kandidateve në këto zgjedhje dhe oponentja më e fortë e Lulzim Bashës thotë në “Zonë e Lirë” të Arian Çanit se nuk do të kandidojë për postin e kreut të Partisë Demokratike.
Por Bregu kërkon nga kryetari i ngrirë Basha të lejojë zhvillimin e një garë të ndershme, ç’ka sipas saj po pengohet aktualisht nga vete ai.
Basha për Bregun është shkatërruesi i PD.
Bregu është pjesë e një grupi të madh demokratësh themelues apo figura të simbol të kësaj forcë të cilët e bëjnë Lulzim Bashës përgjegjës për humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit dhe kthimin e partisë në një biznes familjar.
/Tv Klan