Sali Berisha tha se e besonte prokurorinë që nuk kishte gjetur sende të paligjshme në selinë e Partisë Demokratike, pas protestës së 8 Janarit. Sipas tij, “të gjitha i ka larguar “Lul Brava” me mjetin e tij”.
Gazetari: Prokuroria ka thënë që nuk ka gjetur asnjë send i paligjshëm në selinë e PD. Keni koment për këtë?
Sali Berisha: Absolutisht këtë e besoj sepse që të gjitha i ka larguar “Lul Brava” me mjetin e tij.
Berisha tha ndër të tjera se ka, “Prova të pa diskutueshme që aty ka pasur persona të armatosur. Njerëz të cilët i kanë parë me sytë e tyre, fotografuar”./tvklan.al