Balluku: Reduktojmë trafikun e sezonit turistik
Kanë mbetur vetëm dy javë nga përfundimi i aksit Orikum-Dukat. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të asfaltimit në 2 kilometrat e fundit të rrugës.
Ministrja Balluku bëri të ditur se ky aks është një vlerë e shtuar në zonën e jugut për shkak të lidhjes me tunelin e Llogarasë dhe fluksit që do të mirëpresë nga Aeroporti i Vlorës.
Hapja e këtij aksi përveç sigurisë në qarkullimin e mjeteve pritet që të reduktojë edhe trafikun në këtë zonë gjatë stinës së verës.
Tv Klan