Një depo farmaceutike, në rrugën dytësore të autostradës “Durrës–Tiranë” është sulmuar gjatë natës me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të së martës.
Drejt fasadës së godinës është qëlluar të paktën 30 herë me kallashnikov nga një automjet me ngjyrë të zezë. Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. I vetmi i pranishëm në momentin e ngjarjes ka qenë vetëm roja e sigurisë së godinës.
Ai i tha hetuesve se ka dëgjuar zhurmë, ka dalë jashtë por nuk ka konstatuar gjë dhe nuk ka njoftuar policinë. Në mëngjes, shenjat e plumbave i kanë parë punonjësit e biznesit, të cilët kanë thirrur menjëherë policinë.
Makina e autorëve po gjurmohet nga policia, por në momentin e të shtënave ka qenë duke rënë shi, ç’ka ka zbehur qartësinë e kamerave të sigurisë.
Klan News