Një depo farmaceutike në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë” është sulmuar gjatë natës me armë zjarri.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit, ku persona të paidentifikuar, teksa lëviznin me makinë kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të fasadës së jashtme të biznesit.
Autorët kanë gjuajtur rreth 20 plumba në drejtim të godinës.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Tv Klan