Ky është 33-vjeçari, Ramazan Mataj që u qëllua me breshëri plumbash teksa lëvizte me makinën e tij në fshatin Dragoç të Shkodrës.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Ishin banorë të zonës që gjetën mëngjesin e sotëm të riun të vrarë brenda automjetit tip “Benz” që ai drejtonte që është bërë shoshë nga plumbat.
Nga verifikimet, 33-vjeçari rezulton të jetë proceduar më parë nga policia për prerje të paligjshme të druve. Pak muaj më parë ai është kthyer nga Belgjika, ndërsa së fundmi kishte qenë në Mal të Zi, vende ku kishte shkuar për të punuar.
Babai i viktimës ka deklaruar në polici se i biri nuk ka pasur asnjë konflikt dhe se kontaktin e fundit me të e ka pasur në orën 22:00 të së shtunës.
Fatmir Mataj: Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka pasur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik.
Edhe xhaxhai i viktimës i qëndron të njëjtit version, duke thënë se nipi i tij nuk ka pasur konlikte të hapura. Deri në këtë fazë të hetimit policia po verifikon disa pista, në bazë të të dhënave të administruara lidhur me të shkuarën e viktimës.
Naim Mataj: Asnjë problem nuk e ka pasur. Ne nuk kemi fare. Ne e kishim ruajtur barkun e shpinën, por nuk kemi pasur me askënd.
Deri në këtë fazë të hetimit policia po verifikon disa pista, në bazë të të dhënave të administruara lidhur me të shkuarën e viktimës. Gjithashtu verifikime po kryehen rreth mënyrës së realizimit të këtij atentati nga autorët, të cilët deri tani duket se kanë qenë mjaft të kujdesshëm.
Tv Klan