Arsenali pësoi ndalesën e parë në kampionat, pasi barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Brighton, në sfidën e vlefshme për javën e tretë në Premier League.
Skuadra e Brighton-it, vazhdon të surprizojë në këtë fillim sezoni, duke ditur se vetëm një javë më parë triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Manchester United.
“Topçinjtë” ishin dominues nga fillimi dhe gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 38-të, me Kai Havertz.
Megjithatë, pjesa e dytë nisi malore për vendasit, që në minutën e 49-të, mbetën me 10 lojtarë, për shkak se Declan Rice u ndëshkua me karton të kuq.
Brighton përfitoi nga epërsia numerike dhe u hodh në sulm, duke gjetur golin me Joao Pedro në minutën e 58-të.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë.
Me këtë barazim, Brighton mban përkohësisht vendin e parë në renditje me 7 pikë, po aq sa Arsenali i vendit të dytë. /tvklan.al