Britania e Madhe po përgatitet për kufizime të reja kundër përhapjes së COVID-19. Sipas BBC, kufizimet do të njoftohen në ditët në vijim, ku bizneset e prekura do jenë diskot dhe restorantet që rrezikojnë të mbyllen në zonat më të prekura.
Po ashtu mund të ndalohet dhe qëdnrimi natën larg shtëpisë në zonat që virusi po përhapet më shumë. Sekretari i Komuniteteve Robert Jenrick tha se qeveria “aktualisht po shqyrton hapat që duhet të ndërmarrë“.
Vendimi përfundimtar mbi periudhën kohore ose shtrirjen e mbylljeve nuk është bërë ende zyrtar, por pritet që të gjitha masat e reja të publikohen të hënën.
Nga ana tjetër shumë politikanë shprehen të zhgënjyer që masat po publikohen në media e ata nuk kanë marrë informacion zyrtar nga qeveria. “Nëse është urgjente, të na japin detajet”, shprehet një politikan i cili shton se masat e reja “të diskutohen shpejt dhe të arrihen në një dakordësi”.
Ndërkohë, Laburistët kanë kërkuar nga qeveria që vendimet t’i ketë të mbështetura në prova shkencore për kërkesën e mbylljes së restoranteve dhe diskove pas orës 22:00./tvklan.al