Britney Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari do të martohen ditën e sotme.
Sipas “TMZ“, 40-vjeçarja e hitit ‘’Oops!… I Did It Again’’ dhe aktori 28-vjeçar Sam Asghari do të betohen sot përpara njëri-tjetrit.
Burime të afërta me këngëtaren i thanë “TMZ” se çifti do të shkëmbejë unazat në një ceremoni intime me rreth 100 të ftuar. Në listën e të ftuarve nga pjesëtarët e familjes të Spears pritet të jetë vetëm vëllai i saj Bryan, ndërkohë që prindërit Jamie dhe Lynee bashkë me motrën e saj Jamie Lynn nuk do të jenë pjesë e ceremonisë.
Burimet u shprehën për “TMZ” se nuk është ende e qartë se kush do ta shoqërojë Britney-n drejt altarit teksa përgatitjet janë drejt fundit. Sam i propozoi këngëtares në Shtator të vitit të kaluar dhe që atëherë nisën përgatitjet për dasmën./tvklan.al