Justin Timberlake kohët e fundit u përball me një rënie të popullaritetit të tij e kjo sipas mediave të huaja për shkak të një sërë skandalesh që lidhen me ish-të dashurën e tij Britney Spears. Kjo e fundit zbuloi detaje tronditëse në libin e saj të fundit ‘The Women in Me’.
Megjithatë, me turneun e tij të ri “Forget Tomorrow World Tour”, ai ka performuar në të gjithë SHBA duke bërë që fansat dhe kritikët ta vlerësojnë pozitivisht atë.
Turneu po shkon aq mirë, sa që mediat e huaja shkruajnë se turneu i tij mund të shtrihet edhe në Australi në vitin 2025.
Krijuesi i shumë hiteve tashmë është detyruar të shtojë më shumë data në turne për të përmbushur kërkesat e shumta nga fansat. Vetëm gjatë muajit shkurt, ai shtoi 15 koncerte të tjera në këtë turne.
Pritja nga fansat që po merr këngëtari në vendet ku ai ka performuar është shumë larg imazhit që ai ka në mediat sociale, ku në mënyrë të vazhdueshme është cilësuar si “njeriu më i urryer në muzikë”. Timberlake është fajësuar për prishjen e karrierës së Britney Spears dhe Jennet Jeckson.
Me këtë të fundit ai pati një incident famëkeq ku këngëtari i hoqi një pjesë të veshjes gjatë performancës së vitit 2004 të SuperBowl ku këngëtarja zbuloi pjesë intime. Veprimi tërhoqi reagime të shumta kundër artistit.
Klan News