Edhe bashkëshorti i saj Sam Asghari i ka dalë në mbrojtje artistes së njohur
Këngëtarja e njohur Britney Spears është sërish në qendër të vëmendjes e shkak për këtë janë deklaratat e ish-bashkëshortit të saj, Kevin Federline.
Ajo kritikoi ish-bashkëshortin për faktin që e bëri publike marrëdhënien e saj me djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 në një intervistë të dhënë nga ky i fundit.
“Trishtohem kur dëgjoj se ish-burri im ka vendosur të diskutojë marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi. Siç e dimë të gjithë, rritja e djemve adoleshentë nuk është kurrë e lehtë për askënd. Më shqetëson fakti që arsyeja bazohet në Instagramin tim,” vazhdoi Spears, duke iu referuar pretendimit të Federline se fëmijët e tyre e shohin përmbajtjen e saj në rrjetet sociale të vështirë për t’u përballur për shkak të fotove nudo që artistja poston shpesh.
Edhe bashkëshorti i saj Sam Asghari i ka dalë në mbrojtje duke bërë një postim të gjatë në rrjetet sociale.
Ndër të tjera në këtë postim thuhet: “Nuk ka asnjë vlefshmëri në deklaratën e tij në lidhje me distancimin e fëmijëve dhe është e papërgjegjshme ta bësh këtë deklaratë publikisht”.
Ai pati edhe një mesazh për Kevin.
“I uroj atij më të mirën dhe shpresoj që ai të ketë një qasje më pozitive në të ardhmen për të mirën e të gjithë të përfshirëve. Por tani për tani: Mos e përmend emrin e gruas sime…”
Këto reagime vijnë pasi Federline tha për Daily Mail se djemtë zgjodhën të mos merrnin pjesë në dasmën e nënës së tyre me Asghari në fillim të këtij viti, pasi ajo po dominonte titujt e gazetave dhe postonte rregullisht foto nudo.
Klan News