Armando Broja dëmtohet sërish. Sulmuesi i Everton pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e FA Cup ndaj Petersborough.

Në momentin kur pritej që Broja të shperthente sërish në futbollin anglez, vjen një tjetër dëmtim i rëndë që do të ndikojë në karrierën e tij.

Rikuperimi nga dëmtimi i dy viteve më parë ishte shumë i ngadaltë dhe i vështirë. Tek Everton u duk se gjeti veten dhe po fitonte minuta për të treguar talentin dhe aftësitë.

Por brenda pak ditësh, Broja pësoi dy dëmtime. Ndaj Bournemouth e nisi si titullar, por në minutën e 32-të doli nga fusha i dëmtuar.

Ndërsa ndaj Peterborogh, e vlefshme për raundin e 1/32-ve në FA Cup, Broja u fut në fushë në minutën e 68-të dhe në të 89 u rrezua duke shfaqur shenja të një dhimbjeje të madhe aq sa stafi mjekësor i Everton u detyrua t’i vendoste një maskë, me gjasë oksigjeni.

Broja nuk mund të lëvizte dhe u desh që ta transportonin me barelë dhe me këmbën e lidhur jashtë fushës. Tashmë priten lajme për nivelin e dëmtimit të tij.

Tv Klan