Cikalleshi realizon për herë të parë në këtë sezon
Armando Broja u kthye në fushë me Vitesse nga minuta e parë pasi kaloi koronavirusin, duke qenë protagonist në fitoren 4 – 1 ndaj Emmem. Sulmuesi i Kombëtares shënoi gol dhe ndihmoi një nga shokët e ekipit të realizonte.
“E shijova këtë kthim në fushë duke luajtur prej minutës së parë. Po punoj që të kthehem në formën më të mirë”, tha ai.
Armando Broja është shënuesi më i mirë i ekipit të tij në këtë sezon me 6 gola. Vitesse po rivalizon me Ajax, PSV dhe Feyenoord për kreun e Eredivisie në Holandë. Sokol Cikalleshi shënoi golin e parë në këtë sezon në Superligën e Turqisë. Ai realizoi, por Konyaspor humbi 3 – 2 në shtëpi me Goztepe.
Tv Klan