Sulmuesi anglez përveç golave për “topçinjtë”
Futbollisti i Arsenalit, Bukajo Saka, po planifikon që të sjellë shije pikante si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Përfaqësuesi i kombëtares angleze të futbollit po kalon një moment mjaft të mirë, ndërsa ka realizuar 16 gola në 37 ndeshje, ndëra skuadra e Mikel Artetës është një ndër pretendentet për titullin kampion.
“Topçinjtë” gjenden në vend të parë në renditje, me pikë të barabarta me Liverpulin, 64, por me golavarazh më të mirë. Por 22 vjeçari nuk do që të lërë pas edhe investimet jashtë fushe. Ai ka nisur bashkëpunimin me resotoranin e njohur të pulave “Nando dhe do të prodhojë linjën e tij të salcës pikante të quajtur “Peri-Peri Saka”.
Salca do të nisë që të shërbehet nga data 19 mars në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë, ndërsa i dedikohet të gjithë personave të apasionuar për ushqimet në garë. Dashuria e Saka-s për erëzat e shpjegon pjesërisht edhe arsyen pse ish-shoku i skuadrës së Gunners, Pierre-Emerick Aubayemang, e ka quajtur atë me nofkën ‘Little Chili’.
Yjet e futbollit e investojnë një pjesë të kapitalit të tyre në biznese. Të shumtë janë ata që prodhojnë veshje, hapin restorante apo hapin kompani.
Klan News