Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Sistemi i sigurisë në burgun 313 është pajisur tashmë me të gjithë elementët e mundshëm për një burg të sigurisë së lartë. Ambientet e përbashkëta të të burgosurve tashmë mbikëqyren nga një sallë operative, ku pasi konstatohet diçka e dyshimtë, grupet e sigurisë vihen menjëherë në gjendje alarmi. Drejtori i këtij reparti Xhemal Qefalia tregon se tashmë këtu izolohen vetëm të paraburgosurit.

Xhemal Qefalia: “Pra ambientet janë të monitorueshme dhe ndjekin në vazhdimësi të gjithë rregullin dhe masat e sigurisë që ka institucioni. Kuadri për forcimin e masave të sigurisë është një kuadër masash kompleks, i cili ka të bëjë jo vetëm me sigurinë e jashtme, por edhe masat e brendshme, kështu janë marrë masa për të zvogëluar shikimin nga ambientet e jashtme, pasi është bërë vendosja e zgarave dhe rrjetave të telit, të cilët zvogëlojnë në mënyrë të dukshme dukjen e tyre nga sipërfaqet e jashtme, qoftë edhe ato që janë mbisunduese rreth e qark institucionit”.

Burgu më i vjetër në Shqipëri i është nënshtruar dhe një projekti pilot që synon krijimin e burgut sipas një modeli austriak./tvkan.al

Gazetare – Aranita Brahaj