Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë e ftuar një grua 35-vjeç nga Tirana e cila nuk dëshiron që të bëjë publike identitetin e saj. Ajo ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së saj me një burrë që e ka tradhtuar dhe keqtrajtuar gjithmonë. Nga martesa me burrin e saj ka patur 5 fëmijë, por jeta e saj nuk ka qenë asnjëherë e lumtur. Burri mbante dy lidhje paralele dhe kjo gjë ndikoi për keq në marrëdhënien bashkëshortore.
Gruaja: Unë jam nga Tirana, në 2004 unë u dashurova. Isha 18 vjeç, dashuria mu duk gjithçka, iu përkushtova, bënte gjithçka për mua. Unë dola rastësisht me dy shoqet e mia dhe me një shoqe më të madhe të martuar në një lokal. I dhashë numrin kamerierit dhe ai ma dha mua, thash hajd ta provoj një herë dhe më pëlqeu. Ishte simpatik por tani ka rënë. Si përfundim ky kishte ndenjur me njerëzit e mamit në Francë, kishin punuar, jetuar dhe ndodhi brenda muajit fejesa, martesa dhe shtatzënia. Nga ana ekonomike ai ishte shumë mirë, donte një vajzë për shtëpi.
Pasi lindi fëmija e parë çdo gjë shkonte mirë me të dy, ishin të lumtur, por 35-vjeçarja tregon se gjërat ndryshuan kur në jetë erdhi fëmija i dytë. Ai nuk duronte dot fëmijët apo zhurmat, bërtiste në shtëpi dhe shpesh herë edhe e gjuante me shpulla. Ajo është bërë nënë e 5 fëmijëve dhe një fëmijë e ka abortuar në muajin e 7.
35-vjeçarja: Në vitin 2017 kur isha shtatzënë, zotëria iku në Francë dhe shkoi me bashkëjetuesen që unë nuk e dija fare, e verifikuan njerëzit e mi. Nuk kishte shkuar të punonte por të vazhdonte një bashkëjetesë. Unë isha me mendjen e fjetur, se isha shtatzënë2 muaj e gjysmë. Më sjell një foto me disa femra, me një çift të vjetër dhe për një moment i them ua si po më duket mua, sikur po fejohesh, e më tha jo çfarë po thua unë do punoj dhe do vi në shtëpi. Më vijnë kushërinjtë në shtëpi dhe më thonë këtu, këtu puna, ti duhet të bëhesh e fortë sepse burri jot ka lidhje me dikë tjetër.
Ai ka dhe një fëmijë tjetër me atë grua. Më thanë kushërinjtë t’i duhet ti japësh drejtim jetës tënde dhe i thashë çfarë po thua se nuk e besoja. I thashë unë kam marrë fund si njeri sepse unë kam shumë kalamaj. Prita që të vinte dhe i thashë po ti ke lidhje me dikë tjetër? Jo më tha, nuk kam lidhje, nuk e pranonte. Ky donte që as mua të mos më linte dhe me tjetrën të vazhdonte të bënte jetesë. Unë isha shtatzënë, më gjuante, më torturonte. Unë e bëja këtë sakrificë sespe e doja dhe nuk doja ta shkatërroja familjen.
35-vjeçarja tregon se i shkon vjehrra në shtëpi dhe i kërkon të heqë fëmijën që ishte në muajin e 7.
35-vjeçarja: Unë thashë ok ky e ka një, le të vazhdojë jetën, unë do vazhdoj jetën me fëmijët këtu. Më thanë shtëpinë e ke, do të të përgjigjemi ne dhe ti do vazhdosh jetën me fëmijët tënd. I thashë ok, por asnjë herë nuk e kanë mbajtur fjalën. Më kërkoi të heq fëmijën dhe thashë si të heq fëmijën 7 muajsh, me gjithë atë dru që kam ngrënë, me gjithë ato strese, vuajtje. Unë nuk e heq fëmijën i thashë edhe sikur të ngel pa bukë deri në momentin e fundit. Kishin frikë se nga gjithë ai druri që kam ngrënë mos më dilte fëmija autik.
Mirela Milori: Po thua që dhuna ka qenë e ashpër.
35-vjeçarja: Po më rrihte me grushta me shkelma. /tvklan.al