Melania Trump tërhoqi jo pak vëmendje me pamjen e saj gjatë inaugurimit të Trump si Presidenti i 47-të të SHBA-ve. Kjo është hera e dytë e Trump merr postin e Presidentit. Përveç kësaj ajo që u diskutua më së shumti ishte prezenca dhe qëndrueshmëria e Melania Trump, bashkëshortes së tij.
Ndryshe nga betimi i parë i Trump ajo dukej më e fortë. Krah bashkëshortit të saj ajo shfaqte një lloj mbështetje të pamposhtur. Megjithëse ‘thashethemet’ në mediat e huaja flasin për një krisje në marrëdhënien e tyre, raporti i çiftit gjatë ceremonisë dëshmonte të kundërtën.
Duke folur rreth “të pathënave” gjatë ceremonisë së inaugurimit të Trump, spikerja e lajmeve Eneida Xhelili komentoi raportin e çiftit. Me anë të një shprehjeje popullore ajo perifrazoi, mbështetjen dhe konsulencën e Melania Trump që fshihet pas çdo vendimi të Donald Trump. Përveç kësaj ajo nuk la pa përmendur as ndikimin e pjesëtarëve të tjerë të “dinastisë” Trump gjatë fushatës së tij presidenciale.
“Në fakt unë do e quaja pjesë të politikës dhe atë që mund të quhet pjesa estetike, pamja e trupit dhe shprehitë. Do të përdorja një shprehje të vjetër dhe të njohur të popullit që burri është koka, por gruaja është qafa. Nuk mund të kuptohet një njeri i fuqishëm siç është Donald Trump në biznes dhe në politikë, le të themi për lëvizjet e tij përgjatë pushtetit dhe në mandatin e parë, nuk mund të kuptohen pa konsulencën e bashkëshortes në krah, pa konsulencën e vajzave të tij. Le të themi që ‘dinastia’ Trump është kthyer në një emër shumë të rëndësishëm sa i përket deklaratave që bën, por dhe hapave që hedh. Përshembull dhe Ivanka Trump edhe pse ka deklaruar që do të mundohet të qëndrojë larg politikës është një këshilltare shumë e rëndësishme për babain e saj dhe në ato momentet e rëndësishme të Trump ajo e ka treguar veten që është një këshilluese shumë e mirë lodhur me, jo vetëm pjesën financiare, por dhe me vendimet që Trump merr”, tha Eneida Xhelili./tvklan.al