Përfundoi tragjikisht sherri që Lavdosh Sulo pati me bashkëshorten e tij Laureta Sulo paraditen e kësaj të marte në fshatin Babicë të Vlorës. 56-vjeçari e qëlloi për vdekje me levë hekuri gruan duke i shkaktuar plagë të rënda. Ajo ndërroi jetë më pas në spital, ndërsa ishte vetë autori që lajmëroi policinë.
Çifti Sulo ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ndërsa ka dyshime se shkak i konflikteve të shpeshta që çuan deri në vrasjen e gruas ka qenë xhelozia. Pas arrestimit, 56-vjeçari ka qënë në gjendje të rënduar psikologjike ku ka treguar versione të ndryshme të ngjarjes.
Tv Klan