Një video që tregon një djalë të ri i cili përfshihët nga flakët pasi u neutralizua nga disa policë në Paris, ka pushtuar internetin në Francë. Burri shihet duke vepruar në mënyrë të pakontrolluar, teksa i reziston arrestimit dhe mund të dëgjohet duke provokuar një nga oficerët e policisë të përdorë pajisjet e tij të neutralizimit.

Sipas

Daily Mail

ndërsa oficeri përpiqet ta neutralizojë, një nga kolegët e tij spërkat gaz lotsjellës mbi burrin duke shkaktuar që ai të përfshihet nga flakët.Videoja është regjistruar nga një nga kamerat e trupit të policëve dhe tregon një tentativë për arrestim në “Place de la Nation” në Paris.I dyshuari, i cili shihet në video i zhveshur në pjesën e sipërme, me plagë në krahë dhe në gjoks, mund të dëgjohet tek i thotë një punonjësi të policisë, “pse nuk më neutralizoni”?

Më pas njëri nga oficerët e përdor pajisjen e neutralizimit në të njëjtën kohë kur kolegu i tij spërkat gas lotsjellës, gjë që shkakton përfshirjen nga flakët të të dyshuarit.

Një nga oficerët u hodh mbi burrin që po digjej në mënyrë që të shuante flakët, dhe më vonë ai u arrestua pa pësuar ndonjë dëmtim serioz./tvklan.al