Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Suzana 45 vjeçare është rrahur shumë keq nga i shoqi, aq sa ka kaluar në gjendje kome, vetëm pse ka guxuar të shkëmbejë dy fjalë me rojen e kanalit të ujit. Rrahman Pecaku ka nisur ta qëllojë gruan e tij me dru dhe shqelma, duke e tërhequr zvarrë për 400-500 metra, Më pas ajo ka mundur t’i shpëtojë duke u larguar në një pyll. Aty i ka rënë të fikët dhe në këtë gjendje ka kaluar natën.
Një ditë më pas një kalimtar i rastësishëm e ka gjetur dhe ka lajmëruar policinë, e cila e ka dërguar në reanimacion në gjendje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për të kapur dhe arrestuar bashkëshortin e dhunshëm, i cili është larguar në drejtim të pa ditur./tvklan.al