Ish-ministri: Mungesa e ofiqeve më bën më të vendosur

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar shkarkimin e tij nga posti i koordinatorit të Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës.

Bushati foli për mediat jashtë sallës ku u mbajt Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku edhe Kryeministri Edi Rama i komunikoi shkarkimin dhe zëvendësimin nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri.

“Nuk ka ndonjë rëndësi se jam me post apo jam pa post, e rëndësishme është për çfarë çështjesh luftoj, çfarë pikëpamjesh mbroj. Dhe të jeni të bindur, që mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet dhe idetë që kemi”, tha Bushati./tvklan.al