Trajneri i futbollit Alban Bushi tha se ndeshja finale me Spanjës dhe Anglisë do të jetë shumë e ekuilibruar. Sipas tij kush do të kontrollojë më mirë mesin e fushës do të ketë më shumë mundësi për të fituar.

Bushi: Si Bellingham dhe Foden janë lojtarë që luajnë mes linjave. Rodri do t’i mbajë në ekuilibër sepse të dy kanë kualitete të ndryshme. Foden nuk është në pozicionin e tij natyral. Mendoj se do të jetë një ndeshje më shumë inteligjente. Kush është më inteligjent ai do të përfitojë. Sidomos mesin e fushës sepse është shumë i rëndësishëm. Spanja  e ka pasur gjithnjë mesin e fushën por në këtë ndeshjen do ta ketë akoma më shumë. Si Bellingham dhe Foden nuk po shkëlqejnë në pozicionet e tyre. Bellingham e ka pozicion natyral, kurse Foden nuk e ka pozicion natyral, nuk është vetëvetja. Rodri mund të jetë më fitues se këta të dy. Mendoj se do të jetë një ndeshje durimi dhe durimi do ta ndajë këtë ndeshje dhe është fryt i fitoreve. Zoti shkon më parën atyre që durojnë dhe mendoj se Anglia duron më shumë se Spanja.

/tvklan.al