Në studion e emisionit “Kampionët” në Tv Klan, trajneri Alban Bushi ka qenë i ashpër për të dy skuadrat që luajtën gjysmëfinalen, veçanërisht me Holandën.

Bushi: Ndërrimi i Watkins ishte me vonesë por i dha freski sulmit. Duhet ta bënte me shpejt zëvendësimin. Southgate e kishte kuptuar se mund të fitonte ndaj Holandës. Holanda ishte një ekip shumë i dobët përpara Anglisë. Do të ishte gjynah të mos ta “rifte”. Po bënte presim më lart Anglia në raport me ndeshjet e tjera. Holanda nuk e meritonte të ishte në gjysmëfinale. Në momentin që  mund të shkonte me penallti do të ishte dobësi e trajnerit. Edhe Anglia nuk ka treguar shumë, por Holanda është në nivelin e Sllovenisë, u paraqit dobët.

/tvklan.al