Dy muaj para ndeshjes me Shqipërinë për kualifikueset e Botërorit 2026, federata angleze nxori në shitje biletat e sfidës që do të zhvillohet më 21 mars në “Wembley”.

Ato mund të bliheshin pikërisht në faqen në internet të stadiumit ku më parë ishte i nevojshëm një regjistrim.

Por në pak orën rreth 5 mijë bileta në dispozicion të tifozëve të përfaqësueses kuqezi, përfunduan. 

Mbështetësit e kombëtares tonë do të vendosen jugperëndim të Stadiumit Wembley në sektorët nga 126 deri 132. Çmimet e biletave varionin nga 25 Paund e reduktuar për studentët dhe fëmijët deri në 80 Paund.

Por pritet që të jenë të pranishëm  edhe në sektorë të tjerë të impiantit, duke patur parasysh numrin e madh të emigrantëve shqiptarë dhe kosovarë të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.

Ndeshja me Anglinë do të jetë e para në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Ndeshjet e përfaqësueses Shqiptare do të vijojnë të transmetohen live dhe pa pagesë në TV Klan ashtu si edhe faza finale që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Tv Klan