Trajneri Alban Bushi tha gjatë emisionit “Kampionët” se në finale trajneri anglez kishte bërë ndryshime në lojën e “Tre Luanëve”. Kjo ishte një mini-surprizë për spanjollët dhe ishin disi të çorientuar në pjesën e parë.
Bushi: Unë mendoj se Anglia e kishte studiuar mirë Spanjën. E surprizoi se luajti sistem tjetër. Mbronte 4-4-2 Anglia. Trajneri i Spanjës dërgoi në krah të djathtë Williams dhe Yamal. Nuk e priste këtë dhe nuk dinte se çfarë të bënte. Spanja kishte një qarkullim të lehtë dhe të padëmshëm. Por Spanja ka shumë alternativa dhe mori masa. Arriti të shënonte shumë shpejt në fillim të pjesës së dytë. Anglia ishte një ekip dinjtoz dhe pati raste për të shënuar. Goli i anglezëve ishte model. Goli i dytë i Spanjës mund të ishte pozicion jashtë loje.
/tvklan.al