Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në mes të Tiranës sot u zbulua ky bust i simbolit të qëndresës ndaj diktaturës, Osman Kazazi, antifashist dhe antikomunist i vendosur. Kazazi e pagoi patriotizmin e tij me gjysmën e jetës në burg. Mbi kurrizin e babait të të gjithë të burgosurve politik shqiptarë rënduan 43 vjet pas hekurave.

Një mik hollandez i prekur nga vuajtjet e Kazazit dhe gjithë të përndjekurve të tjerë, kanë sponsorizuar busti të cilin e punoi skluptori Niko Thana. Në këtë ceremoni të organizuar nga Bashkia e Tiranës, morën pjesë ish-të përndjekur politikë, ku binte në sy Mandela tjetër shqiptar Pjetër Arbnori.

Ndërsa kryetari i PD Sali Berisha e vlerësoi Kazazin dhe kardinalin Mikel Koliqi si dy burra që i qëndruan të patundur diktaturës. Dhimbje dhe lotë derdhën edhe tre nga pesë motrat e të ndjerit për vëllanë e tyre të vetëm që mundi të rikthehet në shtëpi vetëm pas rrëzimit të komunizmit nga Shqipëria./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti