“Propozimi ynë për listat bazohet në modelin italian”
Për përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, votimi i njëanshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të hënën në parlament është një shkelje e marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit që palët kanë bërë.
“Edi Rama shkatërron pikërisht marrëveshjen e 14 Janarit, shkatërron konsensusin që ndërtoi Këshillin Politik, shkatërron marrëveshjen e 5 Qershorit dhe produktin konsensual të kësaj marrëveshje“.
Oerd Bylykbaski thotë se në këtë mënyrë Rama kërkon të minimizojë në mënyrë arbitrate votat për opozitën.
“Opozita e bashkuar tashmë ka shpjeguar qartë qëndrimet e saj përsa i përket të gjithë kësaj tentative të Edi Ramës për të ndryshuar rregullat, me një qëllim të vetëm që të mos humbasë zgjedhjet aq thellë sa me rregullat aktuale i humbet“.
Ndryshe nga mazhoranca, përfaqësuesi i selisë blu thotë se propozimi i tyre për listat e hapura dhe mbajtjen e koalicioneve të përbëra bazohet në modelin italian dhe për këtë sjell edhe draftet e tyre.
“Italia, parlamenti italian ka miratuar në nëntor të vitit 2017 ligjin Rozato, i cili aplikon koalicionin me listë të përbërë sië e kemi ne”.
Për lejimin e kryetarëve të partive të kandidojnë në 4 zona zgjedhore, Bylykbashki sjell në vëmendje rekomandimin e OSBE ODIHR të 2009-ës që ka dalë kundër propozimit.
“Së pari duhet thënë që është një pazar i ulët i bërë në parlament”.
Demokratët thonë se pavarësisht taktikave që po përdor Rama, opozita do të dalë fituese e zgjedhjeve të 25 prillit.
Tv Klan