Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Caka ka zhvilluar një vizitë në Shkup ku është takuar me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Cakaj pati takime me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetarin e Lëvizjes “BESA”, Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, si dhe Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.
Gjatë këtyre takimeve u vlerësua roli i pazëvendësueshëm në zhvillimin e demokracisë së brendshme, procesin e anëtarësimit në NATO dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
Më tej, Cakaj theksoi se kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në mbrojtjen e interesave kombëtare mbetet i patjetërsueshëm. /tvklan.al