Briken Çalja nuk arriti të përfshihet në zonën e medaljeve në Kampionatin Botëror që po mbahet në Bahrein. Peshëngritësi shqiptar u rendit i katërti në stilin e shkëputjes në kategorinë deri 73 kilogramë. Çalja ngriti 153 kilogramë.
Në shtytje nuk realizoi asnjë provë, duke mos u klasifikuar edhe në dygarësh. Shqipëria përfaqësohet në këtë botëror edhe me Erkand Qerimajn e Kristi Ramadanin në kategorinë deri 81 kilogramë.
Tv Klan