Europiani që po zhvillohet në Gjeorgji ishte i suksesshëm për Briken Çaljen dhe Erkand Qerimajn të cilët u kthyen me medalje nga ky aktivitet. Pas mbërritjes në aeroportit e Rinasit ku u pritën nga mbeshtetes të shumtë, dy peshëngritësit e vunë theksin te grumbullimi i pikëve për olimpiadën e ardhshme.
“Thuajse e kam siguruar ftesën në Lojërat Olimpike. Duhet akoma punë dhe të mbajmë formën për të sjellë ndoshta edhe 1 medalje olimpike”
, tha Briken Çalja.
“Provën e fundit e kam pishman se do kisha dhe 2 medalje të tjera, por podiumi është i rëndësishëm dhe po ashtu pikët olimpike”
, u shpreh Erkand Qerimaj.
Briken Çalja mori 1 të artë dhe 2 argjendi, ndërsa Erkand Qerimaj 1 bronzi. Drejtuesit e federatës prisnin edhe më shumë medalje, duke u bazuar në rezultatet para Kampionatit Europian.
“Mund të kishim sjellë 9 medalje, djemtë punuan shumë, po me gabimet teknike që bënë edhe 5 jemi mirë
“, deklaroi Theodhor Masllavica, President i Federatës së Peshëngritjes.
Medaljeve në Europianin e Gjeorgjisë iu shtua edhe ajo e Krenar Shorajt, i cili mori bronz në shtytje për peshën 89 kilogramë.
Tv Klan