Çantat e dhuratave të Golden Globes vlejnë 1 milion dollarë, por pretendentët e çmimeve duhet të lexojnë fillimisht shkrimin në fund të faqes.

Të 100-të ata mund të marrin 9 nga 25 artikujt në ofertë përfshirë xhin skocez, 5 net në një jaht në Indonezi dhe një seancë me maskë LED të teknologjsë së fundit. Por pjesa më e madhe e tyre do të shpërndahen sipas parimit “kush vjen i pari, e merr”.

Kjo mund të jetë pak shokuese për të nominuarit dhe prezantuesit të cilët janë gëzuar për çmimin prej 1 milion dollarësh të çantës së këtij viti, pa e kuptuar se ajo është një shifër në total.

Objektet e vetme që çdo person do të marrë janë një çantë dhe një listë që tregon objektet, vlerën e tyre monetare dhe sasinë e disponueshme. Procesi i aplikimit pas kësaj është tërësisht sekret.

Lista e dhuratave:

Një fluturim dhe qëndrim privat për të parë Dritat e Veriut në Finlandë me vlerë $48,000

Tri netë në një vilë buzë detit në Turks and Caicos me vlerë $507,492

Një udhëtim luksoz me helikopter në Koralin Trekëndor të Indonezisë me vlerë $60,000

Pesë net në një qendër estetike në Maldive me vlerë $33,800

Një natë në L’Ermitage Beverly Hills me vlerë $1,500

Tri netë në hotelin Ritz në Bali me vlerë $5,800

Degustim verërash në Francë me vlerë $272,000

Një serum fytyre nga La Prairie me vlerë $935

Maskë CurrentBody LED me vlerë $469

Një kostum italian i qepur enkas me vlerë $11,400

Pije alkoolike dhe puro

Tërheqje fytyre me vlerë $40,000

Vetëm një person do të mund ta bëjë udhëtimin në Finlandë apo në Francë, tre mund të shkojnë në Bali, tre do të marrin kostumin e kështu me radhë.

Emrat e yjeve që shfaqen disa herë në listat e nominimeve si Kate Winslet, Sebastian Stan apo Selena Gomez nuk do të marrin dy herë çmime të mëdha apo dy nga çantat që u jepen të gjithëve./tvklan.al