Carlo Ancelotti shkruajti edhe njëherë emrin në librat e historisë së futbollit. Kundër Bayern Munich, trajneri italian arriti disa rekorde që do të duhet shumë kohë për t’i barazuar. Real Madrid i tij shkoi në finalen e madhe të Champions League për herë të gjashtë në 11 sezonet e fundit. Po 6 janë edhe finalet që Ancelotti do të drejtojë nga stoli, askush më mirë se ai. Gjithashtu, italiani u bë trajneri i dytë që ka drejtuar më shumë ndeshje në Kupat e Europës dhe Champions League, përfshirë edhe fazat e mëparshme.
Ai arriti në 209 ndeshje dhe la pas 208 të Arsene Venger. Sir Alex Ferguson, i cili arriti shifrën 214 me Manchester United është ai që kryeson, por me gjasa do të mund ta thyej sezonin e ardhshëm. Një mrekulli për skuadrën spanjolle, pasi në Santiago Bernabeu përmbysi 2-1 Bayern Munich dhe kaloi më tej me shifrat e përgjithshme 4-3.
Edhe këtu kishte gisht tekniku 64-vjeçar. Italiani hodhi për herë të 150 në fushë Toni Kros në një ndeshje të Champions League, me gjermanin që bëhet i gjashti lojtar që arrinë këtë kuotë.
Tashmë ai ka barazuar Myler dhe në finalen e madhe do të bashkohej me Çavi Hernandez. Më shumë ndeshje ka luajtur Cristiano Ronaldo, 183 të tilla. Ancelotti zgjidhi gjithçka, pasi edhe ndërhyrja nga stoli duke aktivizuar Hoselu rezultoi efikase. Spanjolli shënoi të dy golat e përmbysjes, dhe në moshën 34-vjeç e 42 ditë bëhet më i vjetri që realizon si zëvendësues në ndeshjet me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Hoselu u ngjit në kuotën e 5 golave këtë sezon për të qenë pjesë e historisë së Realit.
Klan News