Mbetet në fuqi dënimi i FIFA-s
Partizani nuk do të ketë mundësi të bëjë merkato në 2 sesionet e radhës.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv më Lozanë mori vendimin e ndërmjetëm që u bë i ditur nga vetë klubi shqiptar.
Transferimi i Erald Çinarit u vlerësua si i parregullt edhe pse te Partizani sigurojnë se kanë vepruar gjithmonë drejtë.
Te klubi i kuq sigurojnë se do të vijojnë projektin për sezonin e ardhshëm dhe se do të punojë për mbrojtjen ligjore dhe synon fitimin e gjyqit para sesionit të ardhshëm të merkatos.
Tv Klan