Me 9 Maj firmosi kontratën e parë si profesionist, ndërsa tashmë shkruan emrin në librat e historisë. Cavan Sullivan është vetëm 14-vjeç dhe lojtari më i ri që ka debutuar në Major League Soccer.
Amerikani u aktivizua me Philadelphia Union në minutën e 85-të në fitoren 5-1 kundër New England të Giacomo Vrioni në Pensilvani.
Sullivan, i cili ka pranuar biletën për tu transferuar te Manchester City kur të jetë 18 vjeç, luajti në elitën e futbollit amerikan në moshën 14-vjeç e 293 ditë. Ai theu rekordin e vendosur nga Freddy Adu, i cili ishte 14 vjeç e 306 ditë kur luajti për DC United në 2004.
Sullivan gjithashtu u bë lojtari më i ri nga Amerika e Veriut që aktivizohet në ligën më të lartë të një sporti ekipor. 14-vjeçari bëhet edhe futbollisti më i ri që luan si profesionist, për të thyer edhe atë të Ethan Nwaneri, i cili debutoi me Arsenalin në moshën 15 vjeç e 181 ditë në vitin 2022.
Klan News