Te Çekia janë të bindur që do ta mbyllin në krye të grupit. Presidenti i Federatës, Petr Fousek e mbështet këtë te stërvitjet e zhvilluara në ditët e para të grumbullimit për Ligën e Kombeve. Mungesat sipas tij nuk do të ndikojnë.

“Kemi bërë disa ndryshime në ekip, por nga ajo që kam parë asgjë nuk i është lënë rastësisë. Në Tiranë do të jetë një ndeshje e vështirë dhe atmosfera do të jetë e zjarrtë. Edhe pse kemi mungesa në mbrojtje, ne besojmë tek forcat tona dhe do të përpiqemi të kthehemi në ligën e të mirëve që do të na japë një tjetër mundësi kualifikimi në Botërorin 2026.”

Çekia për të siguruar vendin e parë kërkon 4 pikë në 2 ndeshje pa patur mendjen te kundërshtarët, por nëse fiton ndaj Shqipërisë dhe Ukraina mund Gjeorgjinë e ka të sigurt kreun e grupit që të shtunën. Grupi B1 udhëhiqet nga përfaqësuesja çeke me 7 pikë e ndjekur nga ajo gjeorgjiane dhe shqiptare me 6 dhe skuadra ukrainase me 4.

Tv Klan