Çekia kërkon ta mbyllë sa më shpejt garën për vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve dhe ndeshja me Shqipërinë shikohet si një mundësi e mirë për ta parë sa më pranë.
Të gjithë janë gati dhe pavarësisht rolit që kanë në skuadër duan të jenë pranë golit.
Një prej tyre është mesfushori Lukas Cerv, i cili realiazoi në barazimin 1 – 1 me Ukrainën.
“Do të doja ta vazhdoja të shënoja, pse jo? Nëse rasti paraqitet ndaj Shqipërisë, do ta provoj. Besoj se mund të bëjmë mirë si ekip dhe të marrim 3 pikë”.
Çekia do të zhvillojë stërvitjen e fundit sot në orën 16:30.
Grupi është i plotë dhe nuk ka probleme dëmtimesh.
Grupi B1 udhëhiqet nga përfaqësuesja çeke me 7 pikë e ndjekur nga ajo gjeorgjiane dhe shqiptare me 6 dhe skuadra ukrainase me 4.
Tv Klan