Pak ditë para ndeshjes me Çekinë, futbollistët e Kombëtares, po e ndjejnë peshën e përgjegjësisë.

“Të mendojmë për ndeshjen e parë me Çekinë pastaj me Ukrainën. Nuk do të jetë aspak e lehtë. Çekia është një kundërshtar shumë i fortë fizikisht. Përparësia jonë e vetme është sepse kemi tifozët tanë këtu, pasi është një shtysë shumë e madhe. Presion kemi gjithmonë kemi gjithmonë, por ne dimë si ta menaxhojmë. Këtu do të jenë një ndeshje komplet ndryshe dhe duhet ta qasemi shumë seziozisht dhe ta menxhojmë presionin. Kemi ardhur për të marrë rezultat pozitiv te të 2 ndeshjet”, tha Ylber Ramadani.

Indrit Tuci duket se do të jetë nga minuta e parë në lojë.

“Unë i njoh mirë se kanë një stil loje, janë shumë të fizikshëm. Të jemi më luftëtar te topat e dytë sepse kanë sulmues të gjatë dhe duhet ta mbulojmë sa më mirë. Shpresoj si në ndeshjen me Gjeorgjinë që i ndalëm besoj do të bëjmë një paraqitje të ngjashme dhe të kënaqim tifozët. Të gjithë të mundohen të bëjnë punën e tyre dhe do t’ia dalim pasi të gjithë po stërviten mirë”, u shpreh Indrit Tuci.

Do të jetë një ndeshje me shumë impenjim për futbollistët kuqezinj të cilët do të përpiqen të mos zhgënjejnë tifozët në “Air Albania”.

Tv Klan