Pavel Sulc edhe pse ka më pak se 1 vit me përfaqësuesen e Çekisë, po gjen gjithmonë e më shumë hapësirë në ekip.

Para ndeshjes me Shqipërinë, mesfushori me tipare sulmuese, thotë se duhet të luajnë si në Pragë ku fituan 2 – 0 dhe gjithçka do të shkojë mirë.

“Nuk duhet të ndryshojmë asgjë nga ndeshja e muajit të kaluar. Duhet të ushtrojmë presing me të njëjtën mënyrë që luajtëm në Pragë. Duhet të japim maksimumin secili pej nesh. Besoj se të shtunën do t’ia dalim dhe gjithçka do të shkojë mirë”.

Çekia është e plotë dhe asnjë nga futbollistët nuk ka probleme fizike.

Në ndeshjet e mëparshme mes dy ekipeve pas shpërbërjes së Çekosllovakisë, Shqipëria kë 1 fitore atë të vitit të kaluar në Tiranë, 1 ndeshje ka përfunduar në barazim dhe në 2 raste është mundur. 

Tv Klan