Pas Shkodrës dhe Durrësit festivali i pestë i filmit për fëmije “Xhifoni” është çelur edhe në qytetin e Elbasanit, ku do të shfaqen 18 filmat me te mire te realizuar dy vitet e fundit.
Tetë prej filmave janë me metrazh të gjatë e 10 me metrazh të shkurtër. Nëse para viteve ’90 kinemaja shqiptare dhe regjisorët e ish Kinostudios prodhonin shumë filma për fëmijë, këta 20 vjet kjo krijimtari është lënë krejt pas dore.
Ndaj tradita e krijuar me festivalin Xhifoni i mirëpritur nga fëmijët shqiptarë do të jetë një shtysë e mirë për të nisur sërish xhirimet e filmave për fëmijë në vendin tonë.
Namik Ajazi: “Ne jemi për herë të tretë në qytetin e Elbasanit. Kemi qenë mjaft të kënaqur me pjesëmarrjen dhe me diskutimet që kanë bërë të dy grupmoshat si shkollat 9-vjeçare ashtu dhe ato të mesme në filmat që janë paraqitur. Sivjet vijmë në 5 vjetorin e Xhifonit në Shqipëri dje siç e thashë për të tretën herë në Elbasan.”
Qazim Sejdini: “Bashkia e Elbasanit e ndjen veten mirë për faktin që është një zhanër t cilin ne pak e mbulojmë në aktivitet tona lokale dhe përfshirja e fëmijëve e nxënësve të shkollave jo vetëm në shikimin e filmave po edhe në diskutimin që bëjnë është një gjë shumë e madhe për edukacionin e këtyre fëmijëve.”
Filmat që po shfaqen në kinemanë Millenium të qytetit të Elbasanit kanë mbushur sallën plot me fëmijë duke gjallëruar kështu dhe jetën artistike të fëmijëve elbasanas. /tvklan.al