Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë “Giffoni” çeli fazën finale të edicionit të pestë edhe në Tiranë, ku mbërrin pas turit në Shkodër, Durrës e Elbasan.

Plot 15 filma ndërkombëtare për fëmijë po shfaqen në kinema Millenium për fëmijët e shkollave të mesme dhe atyre 9-vjeçare e moshatareve të tyre italiane.

Namik Ajazi: “Në këto 5 vite bilanci është pozitiv, duhet t’ju them që kemi prekur qytetet kryesore të Shqipërisë, kemi përfshirë në këtë magji të madhe të ekranit të madh për fëmijë nga 35 fëmijë 15 kanë pasur mundësi të ndjekin këtë edicion në hollivud. Kinemaja është ajo që mungon tek ne, jo vetëm si hapësirë, por kryesorja është që në një farë mënyre publiku shqiptar e ka harruar paksa kinema”.

Në këtë 40-vjetor të festivalit Ndërkombëtar Giffoni, vlen për t’u përmendur se Kinemaja e Filmit shqiptar për Fëmijë ishte në vëmendjen e tij qysh në vizitën e parë në Tiranë, të ideatorit Klaudio Gubitozi, i cili nënvizoi se mori një numër të konsiderueshëm filmash për t’i paraqitur në festival, filma të vlerësuar me çmime në Itali.

Giffoni si bashkëprodhues do të nise në 2010 në Shqipëri xhirimet për një film për fëmijë ku do të interpretojnë fëmijë shqiptare dhe italiane./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani