Ka startuar të hënën ën qytetin e Elbasanit edicioni i 4 i festivalit të filmit për fëmijë “Giffoni Albania” 4. Në këtë festival marrin pjesë 12 filma për fëmijë e të rinj nga mosha 12 deri në 18 vjeç. Organizatorët e festivalit janë shprehur optimist për aktivitetin duke u nisur edhe nga provoja e 3 viteve të kaluara.
Namik Ajazi: “Ne për 20 vite që nuk prodhojmë asgjë për fëmijët dhe kjo është një nga qëllimet që i kemi sjellë festivalin këtu që shpresojmë që këtu të rikthehet filmi për fëmijë në ato përmasa që ne kemi mundësi ta stimulojmë, që ne kemi mundësi ta mbështesim. Se shpresojmë që ky festival që starton sot në Elbasan dhe mbyllet më datë 18 tetor në Tiranë në natën e dhënies së çmimeve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, parashikojmë që të bëjë pjesë të tij mbi 5000 fëmijë. Kësaj radhe do të jenë anëtarë të jurisë në 52 seksione nga festivali “Free to fly” dhe …”
Një çmim special do të akordohet për regjisoren e ndarë nga jeta pak muaj më parë Xhanfize Keko, një nga emrat më të mëdhenj të kinemasë për fëmijë, e cila ka qenë për 3 edicione rresht presidentja e nderit të këtij festivali. Ndërkaq në ditën e parë të festivalit, fëmijë të moshës 12 deri 18 vjeç kanë ndjekur për rreth 2 orë filmat “Ura e Tenapidias” dhe “Efekte të rrezikshme” të titruara në shqip./tvklan.al
Gazetar: Fatos Salliu