Lajme Arkiva 2003

Një librari e re moderne është çelur së fundmi për nevojat e publikut të kryeqytetit. Ky ambient kulturor është krijuar në funksion të klientëve të cilëve u ofrohet një larmi titujsh, librash nga më të ndryshmit.

Libari Bardha deri më tani përmban brenda stendave të saj mbi 1800 tituj dhe librat janë të kategorive nga më të ndryshmet, romane shqip dhe në gjuhë të huaj, metoda mësimi, fjalorë, gazeta dhe revista periodike nga e gjithë Evropa etj.

E pajisur me një sistem të kompjuterizuar  kjo librari gjendet pranë restorant Piazza. Libraria Bardha ka një rrjet bashkëpunimi  me mbi 30 shtëpi botuese shqiptare dhe të huaja dhe çdo titull i ri që del në treg, vjen menjëherë pranë lexuesit në stendat e saj.

Kështu të gjithë të pasionuarit pas librit kanë një mundësi më shumë për të gjetur autorët e tyre të preferuar në një ambient më komod dhe modern./tvklan.al