Lajme Arkiva 2003

Asnjë nuk është hequr nga listat e zgjedhjeve, por janë ndryshuar qendrat e votimit. Ka vetëm mospërputhje. Një ditë pas zgjedhjeve , kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Celibashi ka sqaruar problemin kryesor që u has në votim, përgatitjen e listave.

Ai shpjegoi se skema e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është mbështetur në listat e vitit 2001, por është rishikuar dhe është bërë ndryshimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përpunuar ato, njëkohësisht ka shtuar emra në listë të dhënë nga Partia Demokratike.

Ilirjan Celibashi: Me kërkesë të Partisë Demokratike janë bërë të gjithë këto ndryshime, te Tirana 2, te Tirana 3, te Tirana 3 dhe te Tirana 10. Ndryshime të cilat janë kërkuar nga Partia Demokratike dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka gjetur të bazuara. Ne për ndryshimet përkatëse dhe mospërputhja është prej 46 zgjedhësish.

Sipas Celibashit 99% e kërkesave  për lëvizje dhe ndryshim të listave të zgjedhjeve janë bërë nga partitë politike. Për sa u përket parregullsive edhe kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Musa Ulqini deklaron shkeljet ligjore që komisionerët demokrat kanë bërë duke e braktisur detyrën.

Musa Ulqini: Njësia numër 4 ndodhet diku te zona e Alliasit. Atje janë gjithsej 31 qendra votimi dhe që në orën 24 nga të dhënat tona dhe të dhënat që u bënë publike Edi Rama kishte 2000 vota më shumë dhe kandidati jonë i njësisë bashkiake 185 vota më shumë. Në 17 qendra votimi komisionerët e PD-së e braktisën procesin duke krijuar një precedent të rrezikshëm duke e bllokuar procesin e çuarjes deri në fund të procesit të numërimit të votave, të shkoni te shkolla “Bajram Curri” dhe të verifikoni atë situatë skandaloze që është atje, që është një përpjekje e mjerueshme e Berishës për ti vënë në pikëpyetje sado të vogla fitores së sjellë nga Partia Socialiste dhe zotit Edi Rama. Eksport Klub Partizani që në orën 24 e deri tani që flas unë komisionerët janë atje sepse përfaqësuesit e PD-së duan të nxjerrin të pavlefshme një numër të konsiderueshëm fletësh votimi, sepse votuesit kanë votuar pro Edi Ramës, por nuk kanë votuar për Partinë Socialiste./tvklan.al