Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se askush s’duhet të ketë frikë nga veprimtaria e organeve ligjzbatuese gjatë fushatës elektorale për sa kohë përmbush detyrën.
“Askush nuk duhet të ketë frikë dhe të vazhdojnë në normalitetin e tyre të përditshëm sapo që nuk janë në shkelje të ligjit. Kur krimi zgjedhor, përfshirë ai që lidhet me financimet në fushatë, goditen në kohë dhe efekti është shumë i madh, dhe e kundërta, zgjatja e hetimeve post factum, edhe nëse provon drejtësi, krijon mosbesim”, tha Dumani.
Deklarata vjen një ditë pasi kryeministri kërkoi që të mos survejohej gjatë kësaj fushate elektorale.
Kryekomisioneri Celibashi ka njoftuar se mbi 160 mijë zgjedhës jashtë vendit janë regjistruar, ndërsa të refuzuarit kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 Mars 2025.
“Koha ka mbaruar për të diskutuar se çfarë duhet të ishte mirë në aspektin rregullator. Ne si institucion, përgjegjës kryesor për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor dhe me disa përgjegjësi për monitorimin e këtij procesi vlerësojmë që jemi duke bërë më të mirën e mundshme për të patur zgjedhje të 11 Majit me standardet që i takon të themi të paktën një vendi kandidat për t’u bashkuar Europës”, tha Celibashi.
Klan News