Artistja e njohur Celine Dion mund të performojë gjatë Lojërave Olimpike që do të mbahen në kryeqytetin francez.

Kjo do të shënonte performancën e parë të ikonës  së  muzikës pop që pas anulimit të turneut të saj pas  diagnostikimit me Sindromën e Personit të ngurtë në dhjetor 2022. Ajo cfarë shtoi dyshimet për pjesmarrjen e saj ishte fakti që të martën ajo mbërriti në Paris dhe u takua me fansat e saj.

“Do të ishte një lajm fantastik” nëse Celine Dion do të performonte në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris 2024 tha presidenti francez Emmanuel Macron  pa konfirmuar se  këngëtarja e hitit “My Heart Will Go On” do të merrte pjesë.

Muajin e kaluar, ministrja franceze e Sporteve dhe e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, Amélie Oudéa, i tha medias franceze France 2 se po shqyrtohet mundësia që artistja e njohur të performojë në këtë ngjarje të madhe të sportit.

Nëse do të marrë pjesë,kjo do të shënonte herën e dytë që këngëtarja kanadeze performon gjatë Lojërave Olimpike, pasi më herët ka kënduar në Atlanta në vitin 1996.

Klan News