Stilisti i njohur libanez Elie Saab prezantoi koleksionin e tij më të ri në Riad. Në eventin e modës morën pjesë edhe yje të njohura si Celine Dion dhe Jennifer Lopez të cilat elektrizuan skenën me performancat e tyre.

Ajo që hapi sfilatën ishte Jennifer Lopez me “Waiting for Tonight”, “On the Floor” dhe “Let’s Get Loud”.   

Celine këndoi dy nga hitet e saj më të mëdha, “The Power of Love” dhe “I’m Alive”, në Riad, menjëherë pasi modelet u ngjitën në skenë me veshjet e tyre.

Titulluar 1001 stinët e Elie Saab shfaqja e modës mblodhi edhe aktorë të njohur nga Lindja e Mesme.

Mes tyre ishte edhe aktorja libaneze Razane Jamal e cila foli për rëndësinë e përfaqësimit të vendit të saj, veçanërisht në një kohë kur në Liban po zhvillohen luftime.

“Jam shumë e emocionuar që ndodhem këtu. Po kalojmë një periudhë vërtet të vështirë në vendin tonë dhe këtë e shoh si një mënyrë për t’ja dalë mbanë duke patur sukses dhe duke përfaqësuar vendim tonë përtej kufijve.”

Koleksioni i ri sipas mediave të huaja u frymëzua nga përrallat “Një mijë e një net”.

Klan News