“Pas rreth 6 muajsh nga përpunimi i të dhënave të popullsisë dhe banesave Instituti i Statistikave ka publikuar zyrtarisht edhe numrin e popullsisë në vendin tonë. Sipas këtij Instituti janë 2.4 milionë shqiptarë që jetojnë në territorin shqiptar.”
Përmes një konference për mediat, drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli shpjegoi në mënyrë të detajuar të dhënat e fundit të Censit të Popullsisë dhe Banesave, anketimet e të cilit u kryen gjatë 2023.
Elsa Dhuli, Drejtore e Institutit te Statistikave: Ky cens vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 Shtator 2023, 2,412 113 banorë të cilët përbëjnë 755, 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 milionë e 82 mijë e 529 banesa të zakonshme.
Këto rezultate krahasuar me ato të vitit 2011, reflektojnë një tkurrje të popullatës me rreth 17.5% ose rreth 420 mijë persona më pak. Deri në fund të vitit do të publikohen edhe të dhëna të tjera në mënyrë me specifike për çdo qark të vendit tonë.
Klan News