Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Çështja e thesarit të vjedhur në tunelet e Krrabës ka qenë edhe sot në qendër të vëmendjes së politikanëve dhe hetuesve shqiptarë. Nga të dhënat më të fundit mësohet se supervjedhja e 2.8 milion dollarë flori në këtë tunel në malet e Krrabës është bërë në Mars 1997, kohë kur qeveriste Qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon dhe ministër të Brendshëm Belul Çelën përfaqësues i PD.
Neritan Ceka lideri i Partisë Aleanca Demokratike dhe pasardhës i Çelës në postin e Ministrit të Brendshëm tha sot për Tv Klan se thesari është i shtetit është kompetencë e Bankës Kombëtare, policia ka për detyrë vetëm ruajtjen nga jashtë të objektit. Unë si Minisër i Rendit ka thënë Ceka kam patur vetëm një çelës të tunelit të thesarit, ndërkohë që kopje të këtij çelësi kanë patur edhe Ministri i Financave dhe Guvernatori i Bankës.
Oficerët e Ministrisë së Rendit thanë tha Ceka që ruajn tunelet e thesarit bëjnë vetëm roje nga jashtë, inventarin dhe kontrollin duhet ta bëjnë specialistët e bankës. Ndërkohë dhe ky pohim bie në kontradikt me akuzën e prokurorisë për tre oficerët e arrestuar tre ditë më parë.
Ndërkohë nga ndertesa e Bankës së Shqipërisë edhe sot nuk doli asnjë prononcim. Guvernatori nga zyra e tij autorizon sekretarët të thonë për gazetarët që nuk është në zyrë. Edhe Bashkim Fino në kohën e vjedhjes së thesarit sot nuk ka preferuar të prononcohet për këtë problem.
Përveç këtyre zhvillimeve po sot është dhënë masa e arrestit për rojen e katërt të arrestuar dy ditë më parë, me akuzën shpërdorim detyre në ruajtjen e objektit./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj