Nuk kanë munguar dhe lajmet e bukura në spektaklin “C’est La Vie”. Erisa Xhixho ka rrëfyer se është shtatzënë. Gjatë kohës që ishte duke interpretuar këngën e saj, Erisa në një moment preku barkun e saj, duke na treguar se ajo pret një fëmijë.

“Është një moment shumë i lumtur që po kaloj unë dhe familja ime, pra jam në një pritje të fëmijës së dytë”.

E pyetur nga moderatorja Marina se sa muajsh shtatzënë është, Erisa tha se ka kaluar 3 mujorin e parë.

Marina: Joo, Erisa Xhixho çfarë lajmi. Ma kap hundën. Erisa Xhixho është në pritje të ëmbël, është shtatzënë, çfarë lajmi na ke sjell.

“Me një gocë siç ta do zemra”

, uroi Xhixho Marinën.

Marina:

“Me një gocë dashtë zoti. Ky po që ishte lajmi më i bukur i mbrëmjes”.

Ne i urojmë Erisë një shtazani të mbarë.

/tvklan.al