Si çdo të diel edhe sot spektakli “C’est La Vie” nisi natën e tij të shtatë nën drejtimin e bukuroshes Marina Vjollca.
Mes emocioneve të forta që dhurojnë konkurrentët dhe artistët nuk kanë munguar dhe notat e humorit. Pas performancës mes Jona Spahiut dhe Ylli Limanit, ku shkëlqyen me debutimin e tyre, artisti nuk nguroi të imitonte Jonën.
“Të them të drejtën….
Ylli:
Ishte një moment dhe po shkonim tek dhoma ku vishemi dhe ndaloi dikush për ta përshëndetur. Kisha vetëm 5 sekonda punë në dhomë dhe kur dola dëgjoj Jonën që po thoshte, sepse njerëzit e mirë…
Jona fillon gjithmonë fjalinë me, të them të drejtën.
Më pas juria dha edhe opinion lidhur me përformancën e çiftit.
/tvklan.al